Muhaxhiri: Kosova duhet të jetë pjesë e çdo nisme që përkrahet nga ShBA-ja dhe BE-ja

Për analistin Artan Muhaxhiri, insistimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është i pakuptimtë për mospjesëmarrje në Ballkanin e Hapur, pasi  këtë nismë e kishin përkrahur SHBA-ja dhe BE-ja  

Artan Muhaxhiri, analist

Analisti, Artan Muhaxhiri ka thënë se “Kosova duhet të jetë pjesë e çdo nisme që përkrahet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA)”, sipas tij, iniciativa e Ballkanit të Hapur, po konsiderohet një nëndegë e Bashkimit Evropian nga shtetet Perëndimore.

Për Muhaxhirin është i pakuptimtë insistimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që ta degradojë këtë proces pasi ky proces po përkrahet dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ballkani i Hapur është një nivel më i ulët i së procesi i Berlinit, por nuk e sfidonë as nuk e kundërshtonë BE-në, ” ka thënë Artan Muhaxhiri në emisionin ‘FIVE’ në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka folur dhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ku ka shtuar se nuk e ka dëgjuar askënd nga politikanët e Ballkanin Perëndimor që të këtë thënë se kjo iniciativë e dëmton procesin e Berlinit përveç Osmanit e Kurtit.

Muhaxhiri ka përfunduar, duke thënë se nuk është duke parë logjikë të arsyeshme që iniciativa e Ballkanit të Hapur të refuzohet kur kjo nismë është duke u përkrahur nga të gjithë aleatet e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika