Sipas Sazan Ibrahimit, Qeveria e Kosovës po i ndëshkon vetëm mësimdhënësit

Mos ekzekutimi i pagave vetëm për mësimdhënësit, është cilësuar si ndëshkim nga Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili ka thënë se dhe punëtorët e administratës dhe pse kanë qenë në grevë por paga ndaj tyre janë ekzekutuar

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi

 





Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar sesi është i habitur në deklarata e ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavcit,  ku kjo e fundit kishte thënë se komunat i kanë fajet për mos ekzekutimin e pagave sepse, sipas saj komunat nuk i kanë dorëzuar listat.

Por këtë deklaratë të  parës se Arsimit në Kosovë sipas Ibrahimit, është përgënjeshtruar sepse “të gjitha Komunat e Kosovës i kanë dorëzuar listat e pagave deri me 10 shtator të këtij viti”.

Më tej ai ka sqaruar se data 10 është afati i fundit për t’i dorëzuar listat ndërsa ekzekutimi i pagave ka afat deri me datën pesë  sipas Ibrahim-it.

“Listat e pagave me infrastrukturën ligjore në Republikën e Kosovës, duhet të dorëzohen nga komunat në nivelin qendrorë, ndërsa niveli qendror nuk ka as një kompetencë për veç ekzekutimit të pagave”, ka deklaruar, Sazan Ibrahimi në RTV Dukagjin, në emisionin FIVE.

Sipas tij është duke përdorur standard i dyfishtë, sepse në grevë nuk ka qenë vetëm sindikata e Arsimit por dhe  sindikata e Shërbyesve civil.

Ibarahimi, ka përfunduar duke thënë se vetëm mësimdhënësit janë ndëshkuar sepse punëtorët e administratës dhe pse kanë qenë në grevë por pagat ndaj tyre janë ekzekutuar.

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika