Sirenat e veriut në duar të Policisë, ishin vendosur që nga paslufta
Ka qenë një prej sinjaleve më traumatizuese që jo-rrallëherë ishin lëshuar. Sirenat në komunat veriore, kanë qenë sinjali grumbullimi për serbët lokal në veri, por kryesisht për strukturat ilegale që kanë kanë vepruar atje, për t’ë kundërshtuar veprime të institucioneve kosovare. Por nga e mërkura, një alarm i tillë nuk do të dëgjohet më. Policia […]
Ka qenë një prej sinjaleve më traumatizuese që jo-rrallëherë ishin lëshuar.
Sirenat në komunat veriore, kanë qenë sinjali grumbullimi për serbët lokal në veri, por kryesisht për strukturat ilegale që kanë kanë vepruar atje, për t’ë kundërshtuar veprime të institucioneve kosovare.
Por nga e mërkura, një alarm i tillë nuk do të dëgjohet më.
Policia e Kosovës, ka konfiskuar pajisjet që ishin në një objekt në qendër të Mitrovicës Veriore.
“Dje policët kanë hasur një paisje që kemi dyshu së është siren dhe zmadhues I zërit dhe shërbenin për prishje të rendit dhe qetësisë nga paslufta, por ne kemi hasur tash në të dhe I kemi konfisku edhe gjashtë zmadhues të zërit”, ka deklaruar Veton Elshani-Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Ky tingull, padyshim nuk do tu mungoj banorëve shqiptarë të veriut.
“Ato alarme me kanë pengu dhe është kanë një ligështi. U dashtë më ja u hek më herët, si me kanë luftë na u doke sa herë ai alarm lëshohej”, ka thënë Agim Bajraktari-Banorë.
Por nga radhët e komunitetit serb, veprimi i policisë së Kosovës nuk është komentuar.
Gazetari Branislav Krstic, thotë ato lidheshin me një emrin e subjektit më të madh politik serb në Kosovë, por sipas tij, tani rrethanat po ndryshojnë.
“Ne e dim që ekziston vetëm një gjë, kush e ka formu Mbrojtjen civile në Veri, kush e ka formu Brigadenë veriore në Veri, kush i ka vendos sirenat për alarmin, Lista Serbe. Kjo është një shenjë që jemi në rrugë që do të kemi një procedur që qytetarët e kanë mundesin më lajmëru Policinë nëse ka ndonjë problem”, ka deklaruar ai.
Për herë të fundit, sirenat në veri janë dëgjuar gjatë aksionit të policisë së Kosovës për arrestimin e Milun Milenkoviqit, i njohur me njofkën Llune.















