Sistemi “Iron Dome” shkatërron raketën e lëshuar nga Gaza

Raketa e lëshuar nga Gaza, nuk kanë arritur të godasin Izraelin, ato u shkatrruan në ajër

Kupola e hekurt në parandalimin e një sulmi raketor

Iron Dome është një sistem i mbrojtjes ajrore i zhvilluar nga dy firma izraelite me mbështetjen e SHBA-së kundër sulmeve raketore.

Forcat e Sigurisë izraelite (IDF) kanë shkatërruar një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës të hënën e 18 prillit.

Shpërthimi u dëgjua në zonën e Eshkol-it, ndërsa sirenat u dëgjuan deri mbi fshatrat Kissufit dhe Ein HaShlosha në kufirin e Izraelit me Gazën.

Ky është funksionimi i sitemit “Iron Dome” apo në shqip Kupola e hekurt

Gjatë sulmit nuk ka pasur të lënduar, kështu ka njoftuar shërbimi i urgjencës në Izrael.

Xhihadi Isalmik dhe Hamasi kanë lëshuar selitë e tyre në enklavën e Gazës, në pritje të një kundërpërgjigjeje nga ana e Izraelit.

Kjo erdhi pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan një alarm të rremë mbi sirenat e raketave në zonë, të dielën e 17 prillit.

Rripi i Gazës, nën përgjegjësinë e grupit militant të Hamasit, Xhihadi Islamik, kanë kërcënuar së fundmi se do të godasin Izraelin pas tensioneve të fundit në Jerusalem, ku ishin plagosur mbi 150 persona nga policia izraelite në afërsi të Xhamisë Al-Aksa.

Pavarësisht nga këto paralajmërime, inteligjenca e Izraelit nuk beson se përshkallëzimi i fundit do të kalojë në luftë.

ilusrimi

Sistemi ka tre komponentë, një radar që zbulon raketat që vijnë, një sistem komandimi dhe kontrolli që përcakton nivelin e kërcënimit, dhe një interceptor që, nëse sistemi përcakton se jetët e njerëzve ose infrastruktura janë në rrezik, kërkon të shkatërrojë raketën në hyrje përpara se të godasë.

Sipas zyrtarëve izraelitë, sistemi është rreth 90% efektiv në ndalimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika