Situata e tensionuar në veri, heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Miratimi i propozimit që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024, është larguar nga agjenda e takimit të Bashkimit Evropian. Presidenca çeke ka konfirmuar se në këtë vendim ka ndikuar situata në veri të Kosovës. Për këtë opozita e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti, derisa ministri i Punëve të Brendshme, ka thënë situata është tensionuar nga Serbia

Foto ilustrim

Ndonëse jo zyrtarisht, liberalizimi i vizave për kosovarët po lidhet me zhvillimet brenda Kosovës.

Situata e krijuar në komunat veriore të Kosovës, ka qenë arsyetimi që çështja e liberalizimit të vizave , të largohet nga agjenda e takimit të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke, gjatë ditës njoftoi, se miratimi i propozimit që parasheh lëvizjen e lirë të kosovarëve, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, u hoq nga agjenda por që ky proces, është në procedurë të brendshme të Këshillit.

“Tema u hoq nga rendi i ditës së COREPER (Ambasadorëve) sot. Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit. Bëjmë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave.”

Për këtë, deputetë të partive opozitare, e kanë fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se kjo është një padrejtësi ndaj qytetarëve.

“E vërtetë është që sot ka pasur një zhvendosje të agjendës, dhe është shtyer agjenda pikërisht për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në veri dhe krahas kësaj, po e them që padyshim që vendimi është puropolitik dhe nuk lidhet me cështjen e kritereve, po në anën tjetër edhe institucionet e Kosovës, dhe kryeministri në kohën kur vendi ka nevojë për koordinim, nuk ka një koordinim me aleatët dhe e ka lënë Kosovën pa aleatë dhe pa miqtë të saj”, ka thënë Deliu.

“Pra po shihet se janë acaruar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian, ne në takimin që pam që ishte Vuciq me kryeministrin tonë dhe Borell, pamë se Borell tha se do të bisedojë edhe me shtete e BE-së, për atë se cka ka ndodhur në takimin që patën dhe kjo është shqetësuese, për vendin sepse sjellja e Kosovës në këtë mënyrë, po prish edhe procese tjera të cilat janë në vijim”, është shprehur Krasniqi.

E ministri i Punëve të Brendshme, ka fajësuar Serbinë, për situatën e krijuar në veri të vendit.

“Kjo është njëra ndër arsyet, arsye tjetër është ajo çfarë kryeministri e përmendi në fjalën e tij, janë propozimet për marrëveshje të cilat siç duket, nuk janë të pranueshme për Serbinë, dhe këto grupet ekstremiste ajo i shfrytëzon për të bërë në fokus publik, në çështje të tjera dhe targat janë marr si pretekst”, ka potencuar Sveçla.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojë pa viza, në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika