Situata në Ukrainë, Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron qartë brenda BE-së

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell, përmes një deklarate të gjatë, ka folur për situatën në Ukrainë pas agresionit rus, si dhe për çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së.

Borrell tha se lufta në Ukrainë sjell kujtime të gjalla të luftërave rreth shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000, dhe, sipas tij, që atëherë, Bashkimi Evropian ka qenë thellësisht i angazhuar në rajon.

Ai ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron qartë brenda BE-së.

“Ne kemi punuar për të ndihmuar në shërimin e plagëve të atyre konflikteve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mbetura dhe modernizimin e shoqërive dhe ekonomive përmes perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron qartë brenda BE-së.”

Sipas Borrell, para luftës në Ukrainë, pati një ringritje shqetësuese të tensioneve në rajon, veçanërisht brenda Bosnjë-Hercegovinës dhe midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ne kemi parë ndërhyrje nga jashtë që synojnë të destabilizojnë fqinjët tanë dhe të dobësojnë Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes fushatave tinëzare dhe të mirëdokumentuara dezinformuese të Rusisë. Vështirësitë e pandemisë COVID-19 në të gjithë Evropën janë shfrytëzuar, por këto fushata janë rritur më tej ndjeshëm që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës. Frika nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve si rezultat i luftës në Ukrainë është, gjithashtu, shumë e fortë në Ballkanin Perëndimor, në vendet që janë shumë më të varfëra se ato në BE. Kjo u shfaq qartë në diskutimet e mia me autoritetet dhe shoqërinë civile”, ka thënë ndër të tjerash Borrell.

Tutje ka shtuar se, BE-ja e di zhgënjimin në rajon nga vonesat në ecjen përpara në rrugën drejt saj.

“Mbështetja jonë praktike dhe një rrugë e qartë përpara për integrimin në BE janë thelbësore për ta mbajtur rajonin të vendosur në këtë rrugë.”

“Ne po ofrojmë mbështetje të fortë për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar qëndrueshmërinë kibernetike. Ne jemi të bashkuar për të ndaluar luftën e pajustifikuar dhe të paprovokuar në Ukrainë dhe po bashkojmë forcat në zbatimin e sanksioneve të ashpra ndaj regjimit të Putinit. Në Shqipëri, unë e përgëzova vendin për përdorimin e vendit të tij dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke punuar ngushtë me BE-në në interes të paqes dhe të drejtësisë ndërkombëtare.  Ne e njohim zhgënjimin në rajon nga vonesat në ecjen përpara në rrugën drejt BE-së. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë shumë të vendosur në vendosmërinë e tyre për t’u bashkuar me BE-në.”

Shifrat e larta të emigracionit janë provë se shumë të rinj po largohen nga rajoni për të ardhur në BE.

Sipas Borrell-it, të dyja vendet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë përmbushur të gjitha kërkesat për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Borrell, njëkohësisht, i inkurajon këto dy vende për fillimin e negociatave.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika