Situata në veri, BE: Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt

Nga BE-ja kanë thënë se dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative

Flamuj të Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës duhet  të shpallen sa më shpejt.

Me anë të një komunikate, BE ka deklaruar se pret nga Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative. Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, kanë thënë nga BE.

Kjo e fundit ka thënë se pret nga të dyja palët që të veprojnë përgjegjegjshëm drejt gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri, në të cilën si parakusht vendosi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tutje, Bashkimi Evropian ka dënuar aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratë.

Protestat nisën më 26 maj, me mbledhjen e serbëve lokalë para objekteve të komunave, me qëllim pengimin e hyrjes në to të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit.

Zgjedhjet, në të cilat u zgjodhën këta kryetarë, u bojkotuan nga shumica e qytetarëve serbë.

Njëherit, më 29 maj, trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan, me ç’rast rreth 30 ushtarë u lënduan.

SHBA-ja ka kërkuar nga Kurti që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët e komunave të punojnë nga ndërtesat komunale dhe largimin e forcave të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier, ka ritheksuar se, sipas tij, veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar situatat e fundit në veri.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika