Situata në veri: Presidentja Osmani zhvillon takim me AKI-në dhe UD të drejtorit të policisë
Për shkak të situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, RTV Dukagjini mëson se presidentja Vjosa Osmani është duke mbajtur takim me përfaqësues të AKI-së dhe Policisë së Kosovës. Ky takim vjen pas sulmit të armatosur të një grupi në veri ndaj Policisë së Kosovës, ku përveç dëmeve materiale, ka mbetur i plagosur një polic, […]





Për shkak të situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, RTV Dukagjini mëson se presidentja Vjosa Osmani është duke mbajtur takim me përfaqësues të AKI-së dhe Policisë së Kosovës.
Ky takim vjen pas sulmit të armatosur të një grupi në veri ndaj Policisë së Kosovës, ku përveç dëmeve materiale, ka mbetur i plagosur një polic, i cili tash është jashtë rrezikut për jetë.
Për shkak të disa incidenteve ditëve të fundit, të cilat lidhen me tentimin e shtetit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në veri, Policia e Kosovës e ka shtuar prezencën e saj, me qëllim për të ofruar siguri në ato zona.
Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmet me granata dore e armë zjarri janë kryer nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të situatës me targat.
Ndërkaq sot (të premten), në veri janë parë prani e madhe e forcave policore, derisa ende nuk është raportuar për ndonjë incident.




















