Situata në veri të Kosovës, Milatoviq: Së pari zgjedhjet, pastaj Asociacioni
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, duke komentuar situatën veri të Kosovës, ka thënë se duhet të mbahen zgjedhje të reja në katër kounat në veri të vendit dhe pastaj Kosova ta themelojë Asociacionin e Komuanave me shumicë serbe. Në një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”, Milatoviq dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga […]
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, duke komentuar situatën veri të Kosovës, ka thënë se duhet të mbahen zgjedhje të reja në katër kounat në veri të vendit dhe pastaj Kosova ta themelojë Asociacionin e Komuanave me shumicë serbe.
Në një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”, Milatoviq dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga struktuat kriminale, ku mbetën të lënduar rreth 30 pjesëtarë të KFOT-it.
“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ishte absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së kishës serbe në Kosovë, e cila është gjithashtu një lidhje e rëndësishme për popullin e Malit të Zi, pasi shumica e njerëzve në Mal të Zi janë gjithashtu besimtarë të Kishës Serbe. Për të përmirësuar situatën duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës. Dhe Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Milatoviq.















