Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në lagjen e “Boshnjakëve”, ka raportuar se situata atje është e qetë dhe më pak lëvizje.

Por, nuk mungon patrullimi nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, gjatë ditës së shtunë të 10 drejtorit, janë vendosur kamera në rrugët e “Lagjes së Boshnjakëve”.

Ndërkaq, rruga në Rudarë vazhdon të jetë e bllokuar nga barrikadat serbe.

Kjo situatë dhe ky bllokim i rrugëve në veriun e Kosovës erdhi si pasojë dhe si shenjë kundërshtimi nga ana e serbëve, lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së hënë, Gjykata Themelore ka njoftuar se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për t’ia caktuar masën e paraburgimit ish-policit, Pantiq.

Lagja e “Boshnjakëve”