Situatë e qetë në Veri, vazhdon patrullimi i Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it

Ekipi i gazetarëve të terrenit të RTV Dukagjinit, ka bërë të ditur se situata aktualisht në pjesën veriore të Kosovës është e qetë dhe po vazhdon patrullimi i Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it

Ilustrim

Ekipi i gazetarëve të terenit të RTV Dukagjinit, që po raportojnë nga veriu, kanë bërë të ditur se mbrëmja e së shtunës së 17 dhjetorit është e qetë në pjesën veriore të Kosovës.

Siç bëhet e ditur atje po vazhdon patrullimi i Policisë së Kosovës, forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.

Ndryshe, KFOR-i gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe kanë aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Situata në veri, KFOR: Kemi angazhuar trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës

Ndryshe, një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila shpie për në Zveçan, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën e 17 dhjetorit.

Policia e Kosovës: Gjatë natës ka vazhduar vendosja e një barrikade të re

Ndër të tjera, ekipi i gazetarëve bëjnë të ditur se barrikadat e vendosura në fshatin Rudarë vazhdojnë të jenë ende prezente.

 

Ilustrim

Lidhur me barrikadat e vendosura në veri të vendit, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook të shtunën, ka thënë se çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale, është i tepërt.

Teksa, ka shtuar se Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet për largimin e barrikadave.

” Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla:Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika