Situatë e qetë në Zubin Potok, vërehen më pak protestues afër objektit komunal

Situatë e qetë po raportohet në komunën e Zubin Potokut. Protestuesit serb në Zveçan kanë tentuar të futen dhunshëm në komunë, por janë ndalur nga policia. Kryetari i Zubin Potokut dhe kryetari i Zveçanit janë pritur në takim nga ambasadori amerikanë në Prishtinë, Jeff Hovenier

Situatë e qetë po raportohet të jetë në komunën e Zubin Potokut. Ekipi i RTV Dukagjinit që po qëndron në terren, thotë se vërehen më pak protestues në afërsi të objektit të komunës.

Aty akoma po qëndrojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it, të cilët po sigurohen të mos eskalojë situata.

Ndryshe, në zyrat e BE-së në Prishtinë në këto momente kanë mbërritur kryetari i Zubin Potokut, Izmi Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Të dy nuk kanë dhënë as një deklaratë para takimit që pritet të zhvillohet më ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i cili ka mbërritur më herët.

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika