Pritjet për të hyrë në Kosovë po vijojnë të jenë të shkurtra.

Nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës, pritjet vijojnë nga 0-5 minuta.

Gjithashtu, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka kolona nëpër pikëkalimet kufitare.