S’ka kuorum, dështon mbledhja e KGJK-së

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka dështuar të mbahet të premten për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend dite ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua pasi nuk ishte i pranishëm numri i nevojshëm i anëtarëve për vendimmarrje.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, tha se katër anëtarë e kishin njoftuar paraprakisht se nuk do të merrnin pjesë në mbledhje, ndërsa të tjerë nuk kishin dhënë asnjë njoftim.

“Më kanë informuar se katër prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim. Asnjë nga anëtarët nuk ka paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjellja e tillë. Si pasojë e mungesës së kuorumit, ky takim nuk mund të mbahet”, deklaroi Thaqi.

Çështja e shqyrtimit të kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb kishte shkaktuar përplasje edhe në mbledhjen e kaluar të KGJK-së, e cila u ndërpre pas debatit ndërmjet anëtarëve lidhur me këtë pikë të rendit të ditës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika