S’ka kuorum, shtyhet votimi i rezolutës për KEK-un
Debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka përfunduar. Aty ishte diskutuar për arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, debat që kishte ngjallur akuza dhe kundërakuza për keqpërdorime dhe korrupsion. Një rezolutë e PDK-së dhe partive opozitare, lidhur me këto zhvillime, do të prezantohet dhe votohet në […]
Debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka përfunduar.
Aty ishte diskutuar për arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, debat që kishte ngjallur akuza dhe kundërakuza për keqpërdorime dhe korrupsion.
Një rezolutë e PDK-së dhe partive opozitare, lidhur me këto zhvillime, do të prezantohet dhe votohet në seancat parlamentare në ditët në vijim.
Kyreparlamentari Glauk Konjufca kishte kërkuar që prezantimi i rezolutës të shtyhej për një seancë të mëvonshme, pasi nuk kishte mjaftueshëm deputetë të pranishëm në seancën aktuale për të bërë votimin.















