S’ka marrëveshje as në takimin e radhës në mes Kurtit dhe Abdixhikut

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një takim të dytë brenda 24-orësh, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit. Takimi përfundoi pa marrëveshje dhe pa detaje për përmbajtjen e diskutimeve.

Se ka takim me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosjes e mohoi zëshëm e publikisht.

Por në fakt, nga selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me nguti ishte nisur për në Kuvend.

Aty e priste Kurti, për një takim të dytë, që i bashkon pak orë pas atij që u mbajt një natë më parë, në përpjekje për të gjetur një rrugë drejt formimit të institucioneve.

Për dallim nga takimi i një nate më parë, ky i së mërkurës zgjati dukshëm më pak.

Megjithatë, rezultati mbetet i njëjtë, asnjë marrëveshje.

Kurti e konfirmoi, por para mediave s’doli fare Lumir Abdixhiku.

Si rrjedhojë, detajet e këtij takimi dhe se çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura nuk u bënë publike.

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë takime kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në seancën për konstituimin e Kuvendit e cila është caktuar të enjten në ora 10:00.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika