S’ka marrëveshje në takimin e Nagavcit me SBAShK-un për ndërprerjen e grevës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim përfaqësues të SBAShK-ut, për të biseduar lidhur me grevën në arsim, por që nuk kanë arritur të bëjnë një marrëveshje në mënyrë që mësimi të fillojë të hënën

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), 09.09.2022.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), me të cilët, nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për të filluar procesi mësimor të hënën.

Por, ministrja Nagavci ka bërë kërkesë që procesi mësimor të fillojë nga e hëna , derisa dialogu në mes Ministrisë së Arsimit dhe SBAShK-ut do të vazhdojë.

“Ministrja Nagavci theksoi që secili prej nesh e kemi obligim moral e ligjor të sigurohemi për mirëqenien e fëmijëve dhe garantimin e së drejtës së tyre për arsim. Me këtë rast, ajo kërkoi nga përfaqësuesit e SBASHK, që mësimdhënësit që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor ndërkohë që dialogu do të vazhdojë”, thuhet në njoftimin nga MAShTI.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Edhe pse greva është shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), për 84 mijë zyrtarë publikë, Nagavci ka thënë se pjesa më e madhe e punëtorëve janë në vendet e tyre të punës, ndërsa, ata që po pësojnë nga greva janë rreth 320 mijë nxënës, të cilët kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Ajo i ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ndërsa, përfaqësues të Sindikatës kanë bërë të ditur edhe një herë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme, dhe sipas tyre duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro.

Nagavci ka deklaruar se MAShTI është për dialog, dhe që sipas saj, Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme.

Ndërkaq, ajo ka shtuar se diskutimet me SBAShK-un do të vazhdojnë sikur deri më tani, dhe duke bërë thirrje edhe një herë, se nga e hëna, të gjithë mësimdhënësit të jenë në shkolla dhe të fillojë procesi i rregullt mësimor.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika