S’ka stenda në Kardiologji – trajtohen veç rastet urgjente, vazhdon lista e pritjes

Në Klinikën e Kardiologjisë është konfirmuar se tash e një javë mungojnë disa lloje të stendave, dhe rrjedhimisht janë ndërprerë të gjitha trajtimet nga lista e pritjes. Nga Qendra Klinike Universitare thonë se furnizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave

Në pritje janë rreth 2 mijë e 600 pacientë tash e disa muaj.

Edhe atyre që në mars do t’u vinte radha për vendosjen e stendave, janë kthyer mbrapa.

Kjo për shkak se tash e një javë në Klinikën e Kardiologjisë po mungojnë disa lloje të stendave.

Kësisoj, ata që nuk janë urgjent nuk do të trajtohen deri në furnizimin me material.

Këtë e konfirmoi Drejtori i Klinikës, Faik Shatri.

“Ka mungesë, ka mungesë. Nuk ka mungesë totale por ka mungesë të disa numrave, rastet urgjente vazhdojnë me u trajtu me prioritet ndërsa rastet kronike të listës së pritjes kemi një javë që i kemi ndërpre”, ka thënë Faik Shatri, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Mungesën e këtij material jetik për pacientët me sëmundje të zemrës po e sheh shqetësues një familjar.

Ai thotë së kjo është një barrë shtesë.

“Po kjo është e rëndë për pacientë në këtë situatë kur ka rritje të çmimeve është barrë e madhe por fajtor janë ata lartë se ajo është e kushtueshme…”, ka thënë një pacientë.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë që së shpejti do të bëhet furnizimi.

Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Barnatorja Qendrore, lidhur me pyetjen tuaj për mungesën e materialeve në Klinikën e Kardiologjisë, ju informojmë se kontratat për shumicën e materialeve të nevojshme për këtë klinikë tashmë janë nënshkruar. Gjithashtu, nga ana e Klinikës janë bërë kërkesat për furnizim me këto materiale. Aktualisht jemi në pritje që furnizimi me materialet përkatëse të realizohet gjatë ditëve në vijim.”-QKUK

Në QKUK vendosja e stendave bëhet pa pagesë por çmimi për vendosjen e tyre në spitalet private është i lartë dhe nis nga 3000 euro.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika