Të martën [sot] treni e ka goditur një veturë në qytetin e Pejës, rreth orës 10:00.

Këtë për Portalin Dukagjini e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Gashi tha se nuk ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Të lënduar nuk ka, ekipet kompetente janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat për shkakun”, ka thënë Gashi.