S’ka tela me rrymë në Ujman, apelohet për kontrolla dhe vendosje të sinjalistikës
Në ujin e njërit prej liqeneve më të rëndësishme të vendit është ngritur dyshimi dhe shqetësimi për prezencën e telave të energjisë elektrike. Pas denoncimit këtij denoncimi nga Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, Prokruroria Themelore e Mitrovicë nisi hetimet në Liqenin e Ujmanit. Tela u gjetën, por sipas Prokurorisë, të njëjtit nuk paraqesin […]
Në ujin e njërit prej liqeneve më të rëndësishme të vendit është ngritur dyshimi dhe shqetësimi për prezencën e telave të energjisë elektrike.
Pas denoncimit këtij denoncimi nga Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, Prokruroria Themelore e Mitrovicë nisi hetimet në Liqenin e Ujmanit.
Tela u gjetën, por sipas Prokurorisë, të njëjtit nuk paraqesin rrezik.
“I njëjti është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët. Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik”– Prokruroria Themelore e Mitrovicës
Televizioni ka pyetur edhe Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut lidhur me kontrollet në Ujman, por i njëjti ka deklaruar se kontrollet me varka, janë të rregullta.
Nga ana tjetër, njohës të sigurisë vlerësojnë se gjersa kontrollet me varka mbesin të përhershme, siguria çalon në mungesën e sinjalistikës.
“Në çdo liqen të Republikës së Kosovës mungojnë sinjalistikat se a duhet të lahen, ku paraqitet rrezik, ku ka plazha për qytetarët. Liqeni në Ujman, jam rritur aty, që nga fillimi i liqenit e deri në kufirin me Serbinë nuk ka sinjalistikë dhe ai është tepër i thellë. Thellësia është deri 100 metra dhe është urgjente të vihet sinjalistika. Çdo vonesë që të vonohet sinjalistika është rrezik për pushuesit sepse nuk din asgjë për sigurinë dhe mbrotjen”, ka thënë Arben Dashevci, Njohës i çështjeve të sigurisë.
Të dielën që lamë pas një mërgimtar humbi jetën pasi u hodh nga ura tek Liqeni i Ujmanit, ndërsa trupi iu gjet pas angazhimit të FSK-së, të martën e kësaj jave.
Ndërsa për prezencën e telave të rrymës, Policia deklaroi se nuk ka pranuar as më parë ndonjë ankesë lidhur me këtë çështje.















