S’ka zgjidhje për punëtorët e sigurimit të QKUK-së , u jepet prapë afat i ri

Punëtorëve të sigurimit fizik të QKUK-së u është dhënë afat i ri për të vendosur se çfarë do të ndodhë me vendet e tyre të punës. Por sipas njohësve të fushës, përgjegjësia i mbetet SHSKUK-së e cila sipas tyre, po neglizhon procesin

E hëna që lamë pas supozohej të ishte dita kur punëtorët e sigurimit fizik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të ktheheshin në punë.

Por si çdo e hënë që u ishte premtuar deri tani, edhe kjo pati po të fundin përfundim.

280 punëtorë janë lënë në prag të administratës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në pritje për një përgjigje mbi fatin e tyre.

Mëngjesin e së mërkurës, ata janë pritur në takim nga Osman Hajdari, Drejtori i QKUK-së, e edhe këtë herë, kërkesa e menaxhmentit ishte e njëjta, më shumë kohë e tjetër afat.

“Dje kemi prit prejj KRPP a po e kthen sistemi ofertën për ofertues. Ende nuk e kanë kthy, sot është dita e fundit në 16:00. U takuam më herët, nesër në orën tetë thirren kompanitë për tu hapur oferta”, ka theksuar Hakif Sylejmani, Përfaqësues i punëtoreve teknik.

Gjatë këtij takimi të mbajtur me punëtorët grevistë, këtyre të fundit iu është dhënë edhe arsyeja për thyerjen e vazhdueshme të premtimeve.

“Arsyetimi ka qenë se s’ka mundur të përgaditet drejtoria për të dërguar lëndën në KRPK…”, ka theksuar Hakif Sylejmani, Përfaqësues i punëtoreve teknik.

QKUK kishte kërkuar nga SHSKUK-ja që ta merrte përsipër procesin.

Megjithatë ajo  deklaroi për Dukagjinin se ia ka lënë përsipër QKUK-së e se kjo e fundit, veçse ka nisur procedurë të re për lidhje të kontratës së re.

Por, sipas njohësve të sektorit të shëndetësisë, barra bie vetëm mbi SHSKUK-në.

“Kjo është mjaft komplekse për shkak të vlerës së madhe të tenderit dhe interesave të larta që kanë kompanitë. Krejt komplikimi ndodh për këtë arsye për shkak të vlerave të larta që ka. Po kjo nuk e largon nga përgjegjësia SHSKUK sepse është ai që e kontrakton, është përgjegjës të sigurojë mbarëvajtjen dhe ligjshmërinë në vendin e punës”, ka theksuar Bujar Vitija, Gazetar i shëndetësisë.

Megjithatë, interesimit të Dukagjinit lidhur me këtë çështje nuk i është përgjigjur as QKUK-ja.

Në ndërkohë ishte Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili kishte paralajmëruar pasoja nëse afati i kaluar nuk respektohet, por për Dukagjinin, nga ekipi i tij deklaruan se çështja i takon SHSKUK-së.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika