Që nga paslufta në Kosovë, qytetarët e pjesës Veriore të Kosovës, kanë pasur trajtim ndryshe sa i përket furnizimit me energji.

Ndonëse komunat veriore të banuara me serbë, janë furnizuar rregullisht, faturat e energjisë asnjëherë nuk janë paguar.

Këto humbje, janë regjistruar zyrtarisht si “devijim në sistemin energjetik’ ndërsa as marrëveshja e Brukselit për këtë cështje ende nuk është zbatuar.

Me këtë temë është marë edhe Komisioni Parlamentar për Ekonomi, që në fund të vitit të kaluar kishte obliguar qeverinë që brenda gjashtë muajsh të mundësoj faturimin e energjisë edhe në këtë pjesë.

Rasti kishte shkuar edhe në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa ishte konstatur trajtim i pabarabartë ndaj qytetarëve që është konstatuar edhe në aktgjykim.

Ani pse janë mbushur gjashtë muaj, faturimi i energjisë në veri nuk ka nisur ende, ndërsa kishte përfillur afatet gjashtë mujore për të vendosur sistemin e faturimit në veri.

Faturimi ende nuk ka nisur, por se janë afër një marrëveshje e ka pohuar zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi.

“Nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs”,- ka thënë Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Kosovës.

Por mos zbatimin e kërkesës së Kushtetutës, deputeti nga radhet e PDK-së, Ferat Shala po e sheh ndryshe.

Sipas tij, kjo është një paaftësi e Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit në Veri të vendit.

“Tani janë konsumuar të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuse dhe kemi konsumim ekstrem të cdo afati dhe Qeveria ende nuke  ka një hap të qartë se si duhet të zgjidhet ky problem. Kjo ëhstë shkelje e cdo parimi Kushtetus dhe po vazhdon jashtë kontrolli administrativ në Veri të vendit”, ka thënë Ferat Shala nga PDK.

Në marrëveshjen e nësnhkruar nga Kosova e Serbia në vitin 2013 e pastaj  të konfirmuar nga vetë palët në vitin 2015, parashihet që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e energjisë elektrike që mban emrin “Drustvo Elektrosever D.O.O.”, e pronare e kësaj të fundit është Qeveria e Serbisë.

Përfaqësuesit e saj e kanë regjistruar atë si biznes në Agjencinë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, në nëntor të vitit 2018.

Aktivitet primar i saj është tregtia e energjisë.

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, kjo kompani, për të filluar operimin në Kosovë, do të duhej që të licencohej nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.