Skadon kontrata, 46 profesionistë shëndetësorë mbesin pa punë
Dukshëm numër më të ulët të puntorëve do të ketë në Qëndrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Gjilan, nga kjo e premte. Gjithsej 46 punëtorë, staf shëndetësor e teknik që ishin angazhuar përmes një projekti nga Caritas Kosova, 29 korrikun e kanë ditën e tyre të fundit, pasi që u skadojnë kontratat, pas disa viteve […]
Dukshëm numër më të ulët të puntorëve do të ketë në Qëndrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Gjilan, nga kjo e premte.
Gjithsej 46 punëtorë, staf shëndetësor e teknik që ishin angazhuar përmes një projekti nga Caritas Kosova, 29 korrikun e kanë ditën e tyre të fundit, pasi që u skadojnë kontratat, pas disa viteve shërbim.
“Brenda këtij objekti nuk kanë pranuar të flasin as personat që nga nesër nuk do të jenë pjesë kësaj qendre por as personeli udhëheqës i Qendrës Kryesore i Mjeksisë Familjare”.
Për këtë temë foli Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Aurora Osmani, ka konfirmuar përfundimin e marrëveshjes së arritur në vitin 2019.

Lidhur me nevojat e institucioneve shëndetësore në Gjilan, Osmani tha se do të shikojnë në të ardhmen për mundësitë e angazhimit të tyre.
“Ne po e shohim se ku ka nevoj të inkuadrojmë staf shtesë dhe do të bëjmë ftesë publike apo tenderin për të blerë shërbime të tjera. Ndjej keqardhje për të gjithë këta persona por në momentin kur përfundon kontrata e punës ne nuk kemi obligim për ta pasi kontrata e tyre është me Caritas Kosova”, ka thënë Osmani.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga organizata Caritas Kosova, po kjo nuk ka qenë e mundur gjatë ditës.
Ngjashëm si në Gjilan, muaj më parë, fatin e njëjtë patën edhe 45 persona të angazhuar në Qendrat e Mjeksisë Famijare në Fushë Kosovë.















