S’kalon propozimi i PDK-së që të diskutohet për raportin e DASH-it

Propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës, për futur në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit debatin parlamentar për raportin e DASH-it, nuk ka kaluar

Abelard Tahiri, PDK ne Seance Plenare

Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me gjetjet e raportit të DASH-it, nuk është futur në rend të ditës në seancën e sotme.

Kjo, pasi vetëm 26 kanë votuar për, ndërkohë 40 kanë qenë kundër dhe një abstenim.

Ndryshe, në fillim të seancës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja kërkon që të futet në rend dite një debat parlamentar për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“I kërkoj seancës të plotësoj rendin e ditës me mocion përmbajtjesor. Ne kërkojmë debat parlamentar me të gjeturat e raportit të DASH-it. Ka të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri. Ai shtoi se raporti ka përshkrim ku kemi korrupsion serioz në qeveri.

PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me gjetjet e raportit të DASH-it

Ndërsa, Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari–Lila, pas fjalimit të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk pajtohet me të që të diskutohet në seancën e sotme për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

“E falënderojmë PDK-në për propozimin dhe vënien në spikamë të një raporti kredibil të një raporti amerikan, të gjeturat e këtij raporti kanë qenë gjithmonë të rëndësishme duke e ditur edhe hapësirën për diskutim,” tha Kusari-Lila.

Ato që përmendi Tahiri, Kusari-Lila nuk u pajtua, pasi, sipas saj, ato që përmendi ai ishin vetëm ato elemente çështje të qeverisë.

“Nga pozicioni opozitar nuk mund ta bënte ndryshe.”

Kusari-Lila: Kërkojmë që të vendoset një seancë e veçantë për raportin e DASH-it

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika