“Skandal nga Prokuroria Speciale”, Gashi për zhdukjen e mostrave: Krejt informatat i kam nga mediat, jo nga prokurori

Ndërsa, për raportimet në media që se janë gjetur disa nga mostrat që u zhdukën në dhjetor të viti të kaluar nga Institution i Mjekësisë Ligjore, Gashi ka theksuar se prokuroi nuk i ka dhënë informatat edhe pse Gashi i ka dërguar disa herë kërkesë më shkrim

Avokati, Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i familjes së Astrit Deahrit ka kritikuar Prokurorinë Speciale për rastin e zhdukjes së mostrave nga IML-ja në rastin Dehari, pasi nuk ka dhënë informata.

Gasshi theksoi se informata që i ka marrë për këtë rast i ka nga mediat dhe jo nga prokurori.

“Krejt çka kam informata janë prej mediave, që janë humb, që janë gjet në një frigorifer tjetër dhe ushtrojnë një milion pyetjeje kush i vodhi, kush i gjeti, kush duhet me e u dënu kush duhet me u shpërblye. Ky skandal është nga Prokuroria Speciale, pasi është ajo është  vetmja që po e kryen hetimin, pasi Prokuroria e ka obligim. Prokurori mundet me dy fjale, janë gjet ose nuk janë, gjet pasi nuk dëmtohen hetimet”, ka thënë Gashi në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ndërsa, për raportimet në media që se janë gjetur disa nga mostrat që u zhdukën në dhjetor të vitit të kaluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Gashi ka theksuar se prokurori nuk i ka dhënë informata edhe pse Gashi i ka dërguar kërkesë më shkrim.

“Dhe për këto 4 muaj (që nga njoftimi për zhdukjen e mostrave) prokurori as që na ka ftuar dhe as që na ka njoftuar se çfarë po bëhet me hetimin e atyre personave që janë përgjegjës për zhdukjen a atyre mostrave. Pastaj doli diçka tjetër më misterioze edhe doli informatat që media nga gazetarët që e kanë punë, të premten dhe prokuroi nuk përgjigjet dhe herën e fundit që i kam shkruar është dita sotme, me një kërkesë që ta na njoftojë dhe nuk kemi marrë përgjigje”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika