Skandaloze cilësohet deklarata e eurodeputetit francez për Kosovën

Skandaloze po quhet deklarata e eurodeputetit francez të bërë ditë më parë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Nicolas Bay në një video të publikuar nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, e quajti UÇK-në terroriste. Për profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare kjo deklaratë i bën dëm Kosovës në arenën ndërkombëtare

Eurodeputeti francez, Nicolas Bay





Qëndroi për vizitë disa ditë në Kosovë por politikani francez i së djathtës ekstreme, Nicolas Bay, që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, përçoi mesazhe jo të mira për Kosovën.

Në një video të publikuar nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e quajti UÇK-në terroriste.

“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”.

Të njëjtën gjuhë, eurodeputeti francez e përdori edhe gjatë takimit me Sava Janiqin në Manastirin e Deçanit.

Nga aty, ai tha se prezenca e murgjëve serb aty është më se tetë shekuj.

E deklaratat e tij po i quan skandaloze, profesori i shkencave politike, Ibrahim Gashi.

Sipas tij, Kosova duhet të adresojë një letër si te parlamenti i Francës, por edhe në instanca tjera të mekanizmave politik evropian.

“Ky është një deklarim tendencioz që lë shije se është i porositur. Edhe takimi I tij më përfaqësuesin e kishës flet shumë. Mendoj që institucionet e Kosovës do të duhej të adresonin një letër edhe të parlamenti francez por edhe te Këshilli i Evropës. Kjo i bën dëm Kosovës”.

Qëndrimet e eurodeputetit francez, janë ato qëndrime që i ka një grup i së djathtëve në Francë. Të njëjtit sipas profesorit Dorajet Imeri, janë edhe kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Gjërat e  tilla s’mund të kenë peshë politike për momentin, një fjalë e tillë mund të orientohet me qëndrimet që kanë një grup i caktuar i së djathtës në Francë të cilët kanë qëndrime të ndryshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kërkohet nga Kosova që të përdoren mekanizmat e saj për të çu përpara agjendën e saj,  pasi kemi mjaftueshëm kundërshtarë”.

Për këtë çështje, RTV Dukagjini ka kërkuar një qëndrim nga ana e Ambasadës së Francës në Kosovë, por të njëjtit kanë qëndruar të heshtur gjatë ditës.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Eurodeputetit francez është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëjë udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ai mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika