Skandaloze: Presidenti i Ulpianës tentoi ta sulmojë gjyqtarin në ndeshjen ndaj Vushtrrisë
Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj kryetarit të Ulpianës, Jeton Gashi. Siç shkruan në njoftim, Gashi pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Vushtrrisë, ka hyrë në zhveshtore të gjyqtarëve duke i ofenduar rëndë. Përveç që i ka ofenduar, gjithashtu thuhet se ka tentuar ta […]
Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj kryetarit të Ulpianës, Jeton Gashi.
Siç shkruan në njoftim, Gashi pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Vushtrrisë, ka hyrë në zhveshtore të gjyqtarëve duke i ofenduar rëndë.
Përveç që i ka ofenduar, gjithashtu thuhet se ka tentuar ta godasë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Ersen Janovali.
“Kryetari i KF ‘Ulpiana’, Jeton Gashi nuk posedoi ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë, hyn në zhveshtore të gjyqtarëve, fyen, ofendon rëndë dhe tenton ta godasë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF ‘Ulpiana’, Jeton Gashi. Afati datë 10.11.2023 ora 13:00,” thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ulpiana shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Vushtrrisë, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Skuadra nga Lipjani renditet në pozitën e dytë në tabelë në Ligën e Parë, grupi B, me 24 pikë të tubura nga 11 ndeshje.















