“S’kanë rëndësi problemet politike”, Rama bën thirrje për bashkëpunim mes shteteve fqinje në Ballkan

Edi Rama, kryeministri shqiptar, ka bërë thirrje për bashkëpunim rajonal në Ballkan, duke shtuar se problemet politike nuk duhet të pengojnë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në konferencë për media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes shteteve fqinje në Ballkan, duke shtuar se të gjitha përpjekjet për integrim rajonal duhet të ndodhin pa pengesa politike.

Kryeministri Rama, në një konferencë të përbashkët për media me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka thënë se mosmarrëveshjet politike të së kaluarës është koha për t’i tejkaluar.

“Dua t’ju them se të gjitha përpjekjet që ne kemi bërë përgjatë 10 vjetëve për të ecur drejt integrimit rajonal përmes planit të rritjes tanimë duhet të ndodhin pa “por” apo pa arsye politike, për të mos bërë marrëveshje kështu me radhë. Dua të përfitoj nga ky rast për t’ju thënë se kur flisni herë pas herë sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare për lëvizjen e kapitalit të shërbimeve të mallrave të njerëzve, tanimë është e qartë se po të kishim bërë më shumë përpara, do të kishim qenë edhe më pranë tani”, ka deklaruar Rama.

Ai po ashtu ka theksuar se Plani i ri i Rritjes është një hap pozitiv drejt bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

“Kështu që integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, dhe Plani i ri i Rritjes e vulos një gjë të tillë, kështu që të gjitha që i kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur, për këtë apo për tjetër, janë tashmë qartësisht të ekspozuara si gjepura, pse, sepse kjo është rruga dhe tani me Planin e Ri të Rritjes ku patëm një deklaratë të përbashkët që çdo vend, të të gjashtë vendet, kanë rënë dakord që kjo është diçka që duhet ta bëjmë dhe nuk ka rëndësi se çfarë probleme politike kemi me njeri-tjetrin, nuk kanë rëndësi, ne duhet ta bëjmë këtë dhe BE-ja është e gatshme të na mbështet”, ka deklaruar tutje kryeministri Rama.

Rama ka deklaruar se të gjitha problemet politike duhet të zgjidhen mbi baza dypalëshe dhe se BE-ja është e gatshme të mbështesë procesin e integrimit.

“Pra, e gjitha lidhet me mirësjelljen e çdo fqinji me fqinjin tjetër, dhe ja pse çështjet politike duhet të diskutohen mbi baza dypalëshe duhet të zgjidhen mbi baza dy palëshe, por nuk janë një arsye dhe nuk do të pranohen si e tillë arsye nga BE-ja për të mos realizuar gjithçka që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve të mallrave, shërbimeve kapitale”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se me Planin e Ri të Rritjes do të lejohet ta sjellim koston transaksioneve financiare në të njëjtin nivel me atë të vendeve anëtare të BE-së, “që do të thotë do të kursejmë gjysmë miliardë euro. Do të shpëtohet nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve tona”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika