“S’ke vlera”, “Për herë të fundit titullin në 2014”: Përplasje e ashpër mes Munishit dhe Lumit
Derisa po diskutohej rreth përzgjedhësit të mundshëm të Kombëtares së Kosovës, Munishi dhe Lumi u përplasën mes vete. Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, tha për opinionistin, Alban Lumi, se nuk ka vlera për futboll. ”Ti nuk ke vlera për futboll, ti nuk e shikuar asnjëherë Ballkanin, unë të kam dërguar në Suharekë për të shikuar […]
Derisa po diskutohej rreth përzgjedhësit të mundshëm të Kombëtares së Kosovës, Munishi dhe Lumi u përplasën mes vete.
Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, tha për opinionistin, Alban Lumi, se nuk ka vlera për futboll.
”Ti nuk ke vlera për futboll, ti nuk e shikuar asnjëherë Ballkanin, unë të kam dërguar në Suharekë për të shikuar Ballkanin,” tha ndër të tjerash Munishi.
Mes tjerash, Lumi u kundërpërgjigj kështu: ”Ilir Daja e ka fituar dy herë rresht titullin me Ballkanin, ti për herë të fundit e ke fituar në vitin 2014.”
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.
Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.















