Skriniar afër “divorcit” me Interin

Ka qenë një nga futbollistët kryesorë të Interit – në vitet e fundit.

Por, Martin Skriniar është afër “divorcit” me ziklatërit, pasi kontrata i skadon në qershor të vitit 2023 dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë.

Këtë e ka konfirmuar vetë agjenti i qendërmbrojtësit, për TeleNord.

“Ne i kemi komunikuar tashmë Interit se Škriniar nuk po e zgjat kontratën, siç qëndrojnë gjërat – u thamë atyre se ndjehemi të lirë të flasim me klubet e tjera”.

Sipas shumë raportimeve, skuadra më e interesuar për shërbimet e 27 vjeçarit është Paris Saint Germain.

Shtatgjati po e zhvillon sezonin e gjashtë me Interin dhe vazhdon të jetë startues i padiskutueshëm.

Ndër të tjera, me neurazurët ai e ka fituar Serien A dhe Superkupën e Italisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika