Sllamniku: Producenti i “The Simpsons” udhëton me “Time Travel Machine”, prandaj ata arrijnë të parashikojnë ngjarje në detaje për Kosovën

Producenti i "The Simpsons", i cili është një Mason i gradës 33 të masonerisë, lëviz me një makinë të udhëtimit në kohë. Ai ka parashikuar ngjarje të Kosovës në detaje përmes kësaj makine. Makina e tij quhet "The Project Looking Glass" dhe mundëson udhëtime në të kaluarën dhe të ardhmen sipas Arianit Sllamnikut

Arianit Sllamniku ka folur për parashikimet e “The Simpsons” për Kosovën, ku ka thënë se producenti kryesor i serialit të animuar është “Mason” i gradës më të lartë 33 të masonerisë edhe ai sipas Sllamnikut lëviz me makinën e kohës që është një Makinë për të udhëtuar në Kohë.

“Më shikua pak më thellë dele se producenti i kryesor i “The Simpsons” është një Mason i gradës 33 të masonerisë e i gradës më të lartë dhe i cili lëvizë me Makinën e Kohës apo siç e quajnë “Time Trevel Machine” një udhëtues në kohë që për qytetarin e thjeshtë këtë që po e flasim është një fantazi e pastër apo një budallaki, por që në fakt kjo është realitet pasi edhe makina e lëvizjes në kohë quhet “The Project Looking Glass”, ka thënë ai.

Që sipas tij ky projekt është “një kub të kristaltët e që e mundëson lëvizjen në kohë prapa në të kaluarën në kohë por edhe për para në ardhmen”.

“Rastin e Donald Trump, dhe zonja e parë zbret shkallet elektrike të poshtë edhe njeri nga simpatizantët e tyre i rrëshqet edhe u bie postari. Pra, këtu kemi të bëjmë me një ngjarje të detaizua nga “The Simpsons” e cila ndodhi edhe në realitet në një ambient në një objekt të mbyllur. Kjo është po thuajse e trishtueshme sepse aq në detaje me i sqarua ngjarjet, këtë e bëjnë vetëm “The Simpsons” dhe quhet “The Project Looking Glass”, ka thënë ai në emisionin Rreth e Rrotull në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika