Sllovakia dhe Rumania ndahen në barazim, të dyja kalojnë tutje
Sllovakia dhe Rumania luajtën në barazim 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Grupin E, duke i lejuar këto dy kombëtare të kalojnë tutje. Rumania arriti të barazojë ndaj Sllovakisë, duke shënuar golin e parë me penallti. Penalltia erdhi në minutën e 37-të, goli u realizua nga Razvan Marin. Sllovakia ishte në […]
Sllovakia dhe Rumania luajtën në barazim 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Grupin E, duke i lejuar këto dy kombëtare të kalojnë tutje.
Rumania arriti të barazojë ndaj Sllovakisë, duke shënuar golin e parë me penallti.
Penalltia erdhi në minutën e 37-të, goli u realizua nga Razvan Marin.
Sllovakia ishte në epërsi ndaj Rumanisë duke shënuar golin e parë.
Goli është realizuar nga Ondrej Duda në minutën e 24-të.
Sllovakia dhe Rumania janë duke u përballur në ndeshjen e fundit të grupeve në kuadër të grupit E, ku barazimi i dërgon tutje të dy skuadrat.
Dy ekipet kanë nga një fitore dhe një humbje deri më tani në Euro 2024, me rumunët që mposhtën bindshëm Ukrainën, ndërsa sllovakët shkaktuan befasinë më të madhe, duke mposhtur belgët.
Kjo ndeshje është diskutuar shumë në ditët e fundit, pasi që barazimi do të bënte që të dy ekipet të avanconin, duke ia lënë në dorë fatin e grupit ndeshjes mes Ukrainës dhe Belgjikës.















