Sllovakia i lejon nëntë qytetarë të saj t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Foto: Tomas Benedikovic (AFP)

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase.

Të shtunën e 5 gushtit, mediat sllovake raportuan që presidentja Caputova i ka vlerësuar 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre. Derisa arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave ende nuk janë dhënë.

Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit, dhe pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.

Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të saj qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022. /REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika