Sllovakia mbyll pikat kufitare me Ukrainën, shkak sulmet ruse

Të gjitha pikat kufitare mes Sllovakisë dhe Ukrainës janë mbyllur këtë të mërkurë mes shqetësimeve të sigurisë.

Mbylljet kanë hyrë në fuqi rreth orës 15:00 sipas kohës lokale dhe do të mbeten deri në një njoftim të ri, ka njoftuar Administrata Financiare e Sllovakisë, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

“Për arsye sigurie, të gjitha pikat kufitare në kufirin me Ukrainën do të mbyllen nga rreth orës 15:00 të mërkurën deri në një njoftim të mëtejshëm”, ka thënë zëdhënësi i Administratës Financiare, Daniel Kovac.

Kovac i ka bërë thirrje publikut të ndjekë informacionet zyrtare dhe udhëzimet e dhëna nga Administrata Financiare dhe policia.

“Administrata Financiare rekomandon që publiku të ndjekë informacionet aktuale dhe të respektojë udhëzimet e Administratës Financiare dhe të Forcave të Policisë”, ka thënë ai, duke shtuar se autoritetet do të vazhdojnë të japin përditësime mbi situatën.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukraina mund të përballet me valë të reja sulmesh ruse me dronë, pasi më shumë se 100 dronë thuhet se janë detektuar në hapësirën ajrore ukrainase.

Rusia godet Ukrainën me dronë, nëntë të vdekur dhe mbi 28 të lënduar

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika