Sllovakia përgëzon Kurtin e Vuçiqin për guximin dhe përgjegjësinë politike në Ohër

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer, ka përgëzuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për guximin dhe përgjegjësinë politike në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të shtunën e 18 marsit.

Përmes një postimi në Twitter, minsitri Kaçer ka përgëzuar kreyministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për guximin dhe përgjegjësinë politike.

Minsitri i Punëve të Jashtme ka shtuar se Sllovakia është gati t’i mbështesë të dyja vendet.

“Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për të zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. #Sllovakia është gati të japë mbështetjen e saj”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer në Twitter.

 

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika