Sllovenia e fton për intervistë ambasadorin serb pas deklaratës së Vuçiqit në lidhje me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë e ka ftuar për intervistë ambasadorin e Serbisë për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën

Borut Pahor dhe Aleksandar Vuçiq

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë e ka ftuar për intervistë ambasadorin e Serbisë, si shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq pyeti gazetarët e mbledhur se si t’i shpjegojë kombit të tij se Serbia po vendos sanksione ndaj Rusisë, jo Sllovenisë.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim që kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, ka thënë Vuçiq, në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven, Borut Pahor.

Sipas N1, Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka reaguar në lidhje me këto deklarata, duke thënë se Serbia nuk duhet ta problematizojë qëndrimin e Sllovenisë për Kosovën.

“Ne informuam palën serbe se jemi shumë të befasuar nga deklaratat e presidentit Vuçiq. Edhe një herë përcollëm qëndrimin tonë për Kosovën, të cilën Sllovenia e njohu si shtet të pavarur. Në këtë drejtim, ne shprehëm pritjen që Serbia të mos e problematizojë qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën në të ardhmen, sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne gjithashtu shprehëm kundërshtimin tonë të fortë për barazimin e njohjes sllovene të Kosovës me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Sllovenia ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i shmangin tensionet dhe të avancojnë në rrugën e tyre për në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika