Sllovenia mbështet Kosovën për liberalizim të vizave

Tanja Fajon, Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, ka mbështetuur Kosovën për liberalizimin e vizave. Të hënën e 20 qershorit në Luksemburg, Fajon do të marrë pjesë në një takim të krerëve të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian ku do të flitet për situatën në Ukrainë

Tanja Fajon, Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë

Tanja Fajon, Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, ka njoftuar se Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fajon do të marrë pjesë të hënën e 20 qershorit në Luksemburg në një takim të krerëve të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian. Aty do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe për dhënien e statusit kandidat këtij vendi, raporton “klix.ba”, transmeton PortaliD.

Fajon ka theksuar se ishte jashtëzakonisht e nderuar që ishte pjesëmarrëse në takimin e sotëm.

“Kjo është hera ime e parë këtu si ministre e Jashtme e Sllovenisë dhe jam e nderuar të marr pjesë në takim. Sot do të kemi një diskutim të rëndësishëm në lidhje me Ukrainën. Sllovenia do të vazhdojë politikën e saj për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e këtij vendi”, ka thënë Fajon.

“Ne, gjithashtu, mbështesim dhënien e statusit të vendit kandidat për të gjitha vendet brenda partneritetit”, ka shtuar Fajon.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka thënë se takimi i sotëm nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor dhe vendet në pritje të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika