Smakiqi për kollaren që iu hoq Krasniqit: Nuk ka qenë vendim i gjykatës, por i sigurimit

"Rreth e Rrotull"

Në seancën gjyqësore në Hagë, Jakup Krasniqit iu hoq kollarja me simbolin e shqiponjës.

Avokati Xhevdet Smakiqi, në “Rreth e Rrotull” thotë se ky vendim nuk ka qenë i Gjykatës, por i stafit të sigurimit.

“Ky nuk ka qenë një vendim i Gjykatës apo dhomave të Specializuara, ka qenë një vendim i stafit të sigurimit që janë brenda dhomave të specializuara, pra nuk ka qenë një vendim i gjyqtarit,” ka thënë Smakiqi.

Ai thotë se e konsiderojnë antiligjore e që sipas tij nuk ekziston ndonjë ligj që merret me kollaret, simbolet apo veshjen e të dyshuarve në Hagë.

“E konsiderojmë si diçka antiligjore dhe cenim i dinjitetit dhe integritetit personal të Jakup Krasniqit, sepse është shkelje ligjore se nuk ekziston asnjë dispozitë në ligjin për dhomat e specializuara që jep kompetenca qoftë edhe qendrës së paraburgimit që të merret me kollaret apo simbolet apo veshjen e të dyshuarve në Hagë.”

Teksa shton se kjo është tërësisht e pabazuar në ligj dhe “ndoshta një tentativë për ta cenuar krenarinë e Z. Jakup Krasniqit.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika