“S’merr vesh ti”, “ku është projekti i Federatës”: Eskalon debati mes Statovcit dhe Ejupit, ndërhynë edhe moderatori

Ka eskaluar debati mes trajnerit dhe analistit, Faruk Statovci dhe ish-presidentit të Prishtinës, Remzi Ejupi.

Statovci aludoi se Ejupi nuk ka investuar asgjë në stadiumet në Bërnicë, aty ku klubi i Prishtinës kishte kryer seancat stërvitore.

“Nuk ke qenë në gjendje ta bësh një tualet për lojtarët, një zhveshtore dy me dy s’ke qenë në gjendje,” tha ai.

Megjithatë, ish-presidenti i Prishtinës iu kundërpërgjigj Statovcit.

“E kam bërë fushën, e kam bërë tokën, Federata vetëm barin na ka sjellë asgjë tjetër,” tha Ejupi.

Ai gjithashtu kërkoi nga Statovci të tregojë edhe për projektet e FFK-së, duke thënë “ku është projekti i Federatës te KEK-u.”

Gjatë këtyre momenteve ndërhyri edhe moderatori i emisionit ‘Dueli Sportiv’, Ndrec Gjonaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika