Smith: Ky gjykim nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së

Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Charles Smith, ka deklaruar se procesi gjyqësor nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur.

Në hapje të seancës, Smith ka thënë se çështja gjyqësore lidhet vetëm me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve, si dhe me faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat ndaj tyre.

“Ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Ka të bëjë vetëm me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve”, ka deklaruar Smith.

Ai ka theksuar se gjykimi nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të palëve në konflikt, as me krimet e kryera nga forcat dhe paramilitarët serbë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Kjo çështje s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krime që forcat dhe paramilitarët serbë kanë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Të fundit nga rubrika