SMS mashtruese në emër të bankave, ndalohen dy persona për mashtrim kibernetik – mbi 150 viktima dhe 50 mijë euro dëme

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin e Krimeve Kibernetike në kuadër të NJHP-së, ka bërë të ditur se ka realizuar tri urdhër-kontrolle në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me ndalimin e dy personave të dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit, gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve janë sekuestruar një veturë, disa telefona mobilë, kartela SIM, si dhe fletëpagesa bankare teksa lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati, njofton Dukagjini.

Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimeve, ekziston dyshimi se të dyshuarit, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet mes vete që nga muaji dhjetor 2025, kanë përdorur metoda mashtruese për të përfituar kundërligjshëm mjete financiare nga qytetarët.

Ata dyshohet se kanë dërguar mesazhe SMS në emër të bankave komerciale, përfshirë NLB Bankën, TEB Bankën, Raiffeisen Bankën dhe institucione të tjera financiare, me përmbajtje që paralajmëronte për aktivitete të dyshimta në llogaritë bankare të klientëve. Në mesazhe përfshihej edhe një link, i cili i drejtonte qytetarët në faqe të rreme që imitonin faqet zyrtare të bankave.

Pas klikimit në këto linqe dhe vendosjes së të dhënave bankare nga ana e viktimave, të dyshuarit dyshohet se kanë arritur të tërheqin para nga llogaritë e tyre bankare.

Sipas Prokurorisë, deri më tani janë identifikuar rreth 150 persona të dëmtuar vetëm në rajonin e Prishtinës, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar arrin në rreth 50 mijë euro. Autoritetet presin që numri i viktimave dhe vlera e dëmit të rritet, pasi ende pritet paraqitja e qytetarëve të dëmtuar nga rajone të tjera të vendit.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika