“S’mund ta pranoja lajmin”, rrëfimi i nënës së argjentinases që dyshohet se u vra në Kosovë

Nëna dhe babai i Maria Clarës kanë ardhur për herë të parë në Kosovë nga Argjentina për të folur me organet e drejtësisë. Ata kërkojnë drejtësi përderisa e quajnë femicid vrasjen e vajzës së tyre

“Të pranosh lajmin se vajza jote kishte vdekur, është diçka që nuk ia dëshiron as armikut më të madh” – shprehet me lot në sy Magdalena Urdangaray në një intervistë për KALLXO.com  

Magdalena Urdangaray është nëna e Maria Clara Urdangaray nga Argjentina e cila dyshohet se u vra në Kosovë verën e 2023. Maria Clara dyshohet se u shtye nga kati i gjashtë i një hoteli nga i dashuri i saj shqiptar.

Nëna dhe babai i Maria Clarës kanë ardhur për herë të parë në Kosovë nga Argjentina për të folur me organet e drejtësisë. Ata kërkojnë drejtësi përderisa e quajnë femicid vrasjen e vajzës së tyre.

Magdalena Urdangaray e rrëfën si ‘shok’ e tejet të dhimbshme momentin kur e kishin kuptuar se vajza e tyre kishte vdekur në Kosovë.

Ajo thotë se lajmin për vdekje ua dha një shoqe e Maria Clara e cila kishte parë artikuj për vdekjen e një gruaje argjentinase në Kosovë.

“Kur shoqja e vajzës sime më thirri e ma tregoi këtë, unë u shokova. Nuk mund ta pranoja atë që po ma thoshte ajo. Qe një situatë shumë e dhimbshme! Të pranosh lajmin se vajza jote kishte vdekur, është diçka që nuk ia dëshiron as armikut tuaj më të madh. Sepse, për aq sa di unë, gjatë fundjavës, vajza ime ishte në një ceremoni me familjen e partnerit të saj”- thotë Magdalena Urdangaray.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika