S’ndalen aksidentet me fatalitet, për 7 muaj mbi 50 të vdekur në rrugët e Kosovës

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugët e Kosovës. Mëngjesin e hershëm, një grua humbi jetën në Studime të Vushtrrisë, pas përplasjes së dy veturave. Shoferi, i cili shkaktoi aksidentin, sipas Policisë ishte i dehur dhe kishte hyrë në kahjen e kundërt të rrugës. Vetëm gjatë kësaj jave vdiqën pesë persona nga aksidente të ngjashme, kurse për 7 muaj humbën jetën 51 qytetarë.

Foto ilustruese

Në gjendje për të vozitur nuk qe, por s’u ndal.

Mëngjesin e së enjtes, një shofër nën ndikimin e alkoolit shkaktoi aksident trafiku në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

I dyshuari ka drejtuar veturën në gjendje të dehur në shirtin e kundërt të rrugës, ku ka shkaktuar aksident trafiku, e për pasojë ka vdekur një grua kurse katër persona tjerë janë lënduar.

Për shoferin e dyshuar, Prokuroria ka kërkuar paraburgim.

Kësisoj, 52 vjeçarja qe viktima e katërt brenda dy ditësh që vdiq në aksident trafiku.

Të hënën, dy persona mbetën të vdekur në Shushicë të Istogut, pas një aksidenti mes dy veturave.

Një ditë pas, në orët e hershme të mëngjesit vdiq një vajzë 24-vjeçarje si pasojë e vetaksidentit në Komoran, kurse një 52-vjeçar vdiq në Suharekë, po ashtu nga vetaksidenti me veturë.

Vetëm nga 20 korriku deri më 25 korrik pesë persona humbën jetën në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës për Dukagjinin bëhet i ditur numri i përgjithshëm të aksidenteve me fatalitet përgjatë gjashtë muajve të këtij viti.

Nga 1 janari deri më 31 qershor, nga 45 aksidente trafiku me fatalitet humbën jetën 46 qytetarë.

Një më pak se në gjashtë mujorin e parë të 2025-tës.

Kësisoj, për këtë periudhë sipas PK-së u regjistruan gjithsej 10 mijë 170 aksidente.

Por, sipas njohësit të komunikacionit, Nol Dedaj institucionet duhet të ndërmarrin masa.

“Institucionet është dasht moti të meren me këtë problematikë. Është dashtë me formu strategji sepse Kosova nuk ka strategji edhe krahas kësaj krijimi i ligjit sepse dhe pa ligj nuk mundet me pas strategji. Me krijimin e saj vendosen edhe faktorët të cilët e shkaktojnë aksidentin”, ka thënë Dedaj.

Dedaj thekson faktin e shtimit të aksidenteve gjatë sezonit veror.

“Kjo ndodh për shkak të shtimit të numrit të automjeteve derisa tash janë edhe ahengjet të cilat shpeshtojnë edhe lëvizjet e automjeteve është 24 orë pra nuk e kemi një orë të caktuar”, ka shtuar Dedaj.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, zyrtarët policorë kanë shqiptuar afro 400 mijë gjoba në komunikacion.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika