S’ndalen kritikat, IKD kërkon kthim në pikën 0 të projektligjit për tekste shkollore

Projektligji për tekste shkollore duhet të kthehet në rivotim, ka vlerësuar monitoruesi i IKD-së, Naim Jakaj si rrjedhojë e dyshimeve të bazuara për mënyrën se si ky projektligj procedoi në Kuvend. Ai ka deklaruar se përpos një raportimi publik nga ana e kryeparlamentarit, procesi do duhej të kthehej në pikën zero.

Thuajse asnjëherë Kuvendi i Kosovës, nuk ka pas pranë vetës projektligj më të kontestuar se sa ai për Tekstet Shkollore.

Përveç përmbajtjes, këtij projektligji po i kundërshtohet shumë edhe procedura se si kaloi në lexim të parë.

Kjo pasi që videoinçizimet tregojnë qartë se mazhoranca nuk kishte mbi 60 vota për ta kaluar atë, ndërsa opozita e ka vlerësuar si dokument të kontrabanduar këtë projektligj, të sponsorizuar nga Ministra e Arsimit.

Por, jo vetëm opozita po e konteston gjithë këtë procedurë.

Janë edhe organizatat e shoqërisë civile, që tashmë po kërkojnë kthimin në pikën zero të këtij projektligji të rëndësishëm.

“Si institut i Kosovës për Drejtësi, këtë çështje e kemi monitoru me precizitet dhe kemi parë që votimi për këtë projektligj shihet që është i dyshimtë që ka marrë numrin e votave e mjaftueshme prej 61 sa duhet me marrë pjesë në procesin e votimit. Në këtë rast ky projektligj do duhej që të rikthehej në votim për lexim të parë, që të dihet përfundimisht se a do të kalojë në lexim të parë apo jo nga votimi që është bërë në atë seancë shihet që nuk janë votat e mjaftueshme për kalimin e këtij projektligji”, ka thënë Naim Jakaj nga IKD.

Sipas Naim Jakajt, përgjegjësia për këtë i takon Kryeparlamentarit Konjufca, derisa vlerëson se në këtë mënyrë është dëmtuar demokracia.

“IKD konsideron se rezultati ne lidhje me këtë projektligj, kontestimin qe ua kanë bërë organizatat e shoqërisë civile përfshi edhe IKD është i dëmshëm për demokracinë parlamentare gjë për te cilën përgjegjës ne vija politike është  kryetari i Kuvendit dhe administrata. Kryetari i Kuvendit do duhej qe për shqetësime te tilla te deklarohet publikisht ne seance plenare dhe te dal me një raport të cilin ai duhet ta nënshkruaj, siç e ka nënshkruar projektligjin kur konstaton se votat janë marrë 62 vota të caktuara”, ka shtuar Jakaj.

Jakaj ka deklaruar se numrin e pamjaftueshme të votave e ka verifikuar edhe organizata në të cilën ai shërben.

Sipas monitorimit vizual, ky ligj mori vetëm 59 vota pro, ndërsa kushti ligjorë është që të ketë minimalisht 61 vota, për tu konsideruar një projektligj i miratuar.

Në prezantimin “Kuvendi i Dështimeve”, Jakaj një kritikë të veçantë e pati për mungesën e thellë të transparencës në Kuvend e sidomos për çështjen e mungesës së votimit elektronik e cila sipas tij, ndikon në numërimin e pasaktë të votave.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika