Sobotka: Marrëveshja e Ohrit shumë e rëndësishme, Kosova e Serbia të dialogojnë

FOTO: EO

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka thënë se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës.

“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mik me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mirëqenia e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madh këtu në Kosovë. Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse”, ka deklaruar ai një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai tutje deklaroi se Marrëveshja e Ohrit, e arritur më 18 mars, është hap i rëndësishëm për të ecur tutje, ndërsa shtoi se palët duhet të afrohen.

“Çka është sfiduese është situata e tanishme në Kosovë dhe marrëdhëniet me Serbinë janë një prej sfidave që duhet të zgjidhen gjatë rrugës së dialogut, dhe ne çdo herë do të përpiqemi që për të dyja shtetet të ofrojmë një mundësi që t’i afrohen një hap më tutje njëri-tjetri. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme dhe ajo duhet që të interpretohet njëjtë si nga Kosova, si nga ana e Serbisë. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”, ka thënë tutje Sobotoka, shkruan EO.

Ai nuk mendon që është zbehur marrëveshja Kosovë-Serbi. Sipas tij, duhet më shumë kohë për marrëveshje dhe se BE-ja është e interesuar që të ecet përpara.

“Me sa e di unë, marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovë në organizata ndërkombëtare. Unë mendoj që anëtarësimi në KiE është vendimtar për Kosovën se aty janë përfaqësuar më shumë shtet se sa janë në BE. Nuk mendoj që marrëveshja po zhbëhet”.

Madje, sipas tij, nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet që ta luftojë korrupsionin.

“Në politikën ndërkombëtare duhet të kemi më shumë kohë, mendoj që të ketë dialog me mendim të dyanshëm. Mendoj që nevojite edhe durimi, BE dhe ndërmjetësim i Lajçakut po bëhet në një strukturë të mirë për të arritur përpara. Mendoj vështirësi dhe sfida duhet t’i largojmë. Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha ai.

Ndërsa në këtë konferencë, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Serbia nuk po e zbaton atë që po nënshkruan dhe se po do që ta krijojë një “republikë serbe” brenda Kosovës.

Këtë e ka quajtur të gabueshme dhe të papranueshme.

Konjufca: Serbia po kërkon me ngulm “Republika Srpska” brenda Kosovës

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika