Spanja ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2-1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale.

Sipas profesorit Bylbyl Sokoli, te Franca nuk ka funksionuar asgjë dhe meritat për fitoren e ekipit spanjoll i ka Lamine Yamal – i cili shënoi një super gol nga distanca në minutën e 21-të.

“Asgjë nuk funksioni të Franca dhe me plot meritë Spanja shkoi më tutje. Dhe mendoj që merita të mëdha ky djaloshi i ri që mori rolin që t’i prijë ekipit. Me moshën që ka është thyer krekosni në një kampionat evropian”, ka thënë Sokoli.