Sokoli i reagon ashpër menaxherit të Amir Rrahmanit, pasi futbollisti nuk erdhi të luajë për Kosovën

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, i ka reaguar ashpër menaxherit të Amir Rrahmanit, Ardian Aliaj, se vendimi për mosardhjen e futbollistit në grumbullimin e fundit të Kombëtares së Kosovës ka qenë i përbashkët 

Sokoli ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se kjo deklaratë e Aliajt nuk është korrekte.

Ai ka potencuar edhe nëse ka pasur marrëveshje mes menaxherit, futbollistit dhe përzgjedhësit të ‘Dardanëve’, Primozh Gliha, nuk është e drejtë të ndodh një gjë e tillë.

”Nuk mundet të thotë se Kosova nuk ka objektiv, në çdo ndeshje është objektivi. Edhe pozita e Kosovës në ranglistë me një fitore ndryshon objektivat. Por, varet objektivi nëse është kualifikimi apo jo. Amir Rrahmani ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin. Prandaj, është lojtar kyç dhe kapiten i ekipit. Unë mendoj që Ardiani nuk është korrekt në këtë deklaratë. Nëse janë marrë vesh me trajnerin dhe Amirin se nuk na qenka i rëndësishëm në këtë takim, mendoj që nuk është e drejtë kjo. Por, sidoqoftë fundi është i mirë se Kosova ka fituar,” tha Sokoli.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika