Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Mervan Bejtullahu, në ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ai nuk kurseu kritikat për të.

“Më dhimbset ky arbitër që është djalë i ri, din me referu. Është e palogjikshme kjo. Meqë është komunikata e klubit nuk dua të shtoj më asgjë”, tha ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22:00 me analiza dhe pasqyrim të detajuar të futbollit vendor dhe jo vetëm.