Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli e ka komentuar barazimin 2-2 që skuadra që ai udhëheq e arriti ndaj Gjilanit.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ai tha se “është shfrytëzu pak shpejtësia e lojtarëve që kemi sulm. Është dashur të jemi më të rrezikshëm në fazën e sulmit. Është dashtë me qenë më efikas”.

Sokoli po ashtu shtoi se “sido që të jetë unë jam i kënaqur me këtë rezultat, mbetet me vazhdu me punu dhe me i përmisu gabimet eventuale”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.