Son Heung-Min flet për përjetimin e racizmit

Sulmuesi 29-vjeçar i Totenham Hotspur, Son Heung-Min ka folur për karrierën e tij. Mes të tjerash, ka treguar dhe ballafaqimin me racizmin në klubin gjerman

Son Heung-Min

Son Heung-Min, sulmuesi i Tottenham Hotspur u vendos në Evropë në vitin 2008. Heung-Min i bëri përshtypje klubit gjerman që e nënshkroi me të një marrëveshje të përhershme vitin e ardhshëm.

Sulmuesi 29-vjeçar kishte përjetuar racizmin gjatë kohës që luante në Bundesligë.

“Unë u transferova në Gjermani kur isha i ri dhe kalova shumë momente vërtet të vështira, të paimagjinueshme”, ka thënë Son Heung.

Heung-Min ka thënë se gjatë asaj kohe mendonte se do të hakmerrej një ditë.

Son ishte në gjendje të ‘hakmerrej’ pas fitores së famshme të Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 2018. Heung-Min shënoi në fitoren 2-0 të kombëtares së tij ndaj Gjermanisë për t’i eliminuar nga turneu.

“Kur njerëzit qajnë, unë (zakonisht) do të doja t’i ngushëlloja dhe t’i përqafoja”.

“Por, duke parë njerëzit gjermanë duke qarë, (e ndjeva) isha në gjendje të hakmerresha duke bërë diçka që më pëlqente”.

Son Heung-Min ka shijuar sezonin e kaluar, ku ka shënuar 24 gola dhe ndau ‘Këpucën e Artë’ të Ligës Premier me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika